Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez “sheh” Rusinë dhe Izraelin pas krizës së migracionit në Ceuta.

Kryeministri spanjoll tha të hënën se ka indikacione se rrjetet e lidhura me Rusinë dhe Izraelin kontribuan në përhapjen e dezinformatave në lidhje me politikën e migracionit të Spanjës, duke shkaktuar valën masive të mbërritjeve në Ceuta muajin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, Sanchez i hodhi poshtë kategorikisht spekulimet rreth përfshirjes së Marokut në krizë.

Më shumë se 72,000 migrantë kaluan në mënyrë të parregullt nga Maroku në territorin e vogël spanjoll midis 30 dhe 31 korrikut, në një lëvizje masive të paprecedentë në një nga dy kufijtë e vetëm tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën.