Një vjedhje me dhunë raportohet nga qyteti i Durrësit.

Sipas informacioneve të policisë, bëhet e ditur se “Më datë 01.03.2018, shtetasi E.D. 36 vjeç, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim pasi në rrugën Plepa-Durrës i kanë vjedhur me dhunë mjetin tip Volkswagen”.

Më vonë, policia raporton se mjeti në fjalë është gjetur i braktisur në rrugën dytësore që të çon në qytetin e Cërrikut.

Po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, neni 139 i Kodit Penal.