Një grua ka shkuar pa shenja jete në spotalin e Vlorës mëngjesin e sotëm.

Nga burimet zyrtare mësohet se 38-vjeçarja I.A., dyshohet se ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 07:36, në Spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete shtëtësia I.A., 38 vjeç, banuese në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave.