39-vjeçari nga Maminasi shpërndante kokainë, prangoset me dy bashkëpunëtorë

22/11/2019 - 09:28

Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta duke arrestuar tre persona dhe sekuestruar një sasi kokaine.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që lëvizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Ishulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;
K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Personi që shikoni në foto, i rrethuar me të kuqe është Vilson Tafçiu (Noka), 28-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri, mbrëmjen e sotme

Vilson Tafçiu, 28-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit, në Tiranë.

Një aksion i gjerë policor anti-drogë po zhvillohet në Bashkinë Memaliaj.

Mësohet emri i viktimës së atentatit të ndodhur para pak minutash në zonën e Astirit në Tiranë.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë në zonën e Astirit, ku mësohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 35-vjeçar.

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e njohur si Astiri.

16 kg heroinë është kapur në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza.

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit. Në vendin e quajtur Tuneli, dy makina janë përplasur me njëra-tje

Karabinierët e stacionit policor në Marche, natën mes të shtunës dhe të dielës, kanë mundur të çmontojnë një grup kriminal hajdutësh, që

Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr me armë të ftohta mes disa të rinjsh pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë.