Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një grua 40 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banonte.

“Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.