Për rreth dy muaj, një i moshuar nga Kosova i ka lënë familjarët me zemër të ngrirë. Që nga data 29 gusht, familja e shtetasit Q.B. 77 vjeç, nuk kishte asnjë dijeni për vendndodhjen e tij.

Në datën 30 gusht, bashkëshortja e të moshuarit nga Gjakova kishte denoncuar largimin e tij nga banesa në komisariatin e policisë Durrës.

Gati dy muaj më vonë, në datë 15 tetor, në pikën e kalimit kufitar në Qafë Prush, Gjirokastër, policia ka kapur dhe dorëzuar tek familjarët burrin në moshë të thyer.

Nuk dihen ende arsyet e largimit 45 ditor nga shtëpia të 77-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2018, në SPK Qafë Prush, u kap dhe iu dorëzua familjarëve shtetasi Q.B., vjeç 77, banues në Gjakovë, Kosovë, i shpallur në kërkim, pasi më datë 30.08.2018, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshortja, shtetasja T.R., ka kallëzuar se më datë 29.08.2018, është larguar nga banesa dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen.