Një 53-vjeçar grek ka vrarë veten pasi gruaja e tij shqiptare e denoncoi për abuzim të vajzës 10-vjeçare, nga martesa e saj e parë.

Mediat greke raportojnë se 53-vjeçari u gjet i vrarur në depon e spitalit Thriasio.

Çifti ka debatuar ashpër pas ankesave të vajzës 10-vjeçare. Fillimisht njerku 53-vjeçar mohoi gjithçka, por më pas e pranoi abuzimin dhe i’u lut gruas të mos e denoncojë. 

Denoncimi u krye në policinë e Atikës Lindore, pak orë para se viktima të gjendet i varur, në spitalin Thriasio.