Abaz Doga, ish-roja i shkollës në Babrru, është dënuar me 12 vite burgim për abuzimin seksual ndaj një nxënëseje 15-vjeçare.

65-vjeçari, pasi kishte kryer marrëdhënie me nxënëse, e kishte filmuar aktin dhe më pas ua kishte shpërndarë 3 nxënësve të tjerë të kësaj shkolle.

Këta të fundit, duke shantazhuar vajzën përmes kësaj videoje, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 15-vjeçaren.