Një person ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor të ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan.

Nga të dhënat e para, mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur Cengelaj dhe ka humbur jetën drejtuesi i një prej mjeteve.

Viktima është rreth 60 vjeç dhe sipas informacioneve të para ai quhet Sefedin Alla.