Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, pasi një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në brendësi të lumit Mat.

Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Bulqizë-Burrel, në afërsi të Klosit.

Ende nuk dihet sa persona ishin në brendësi të mjetit tip “Golf”.

Dyshohet se makina ka rënë në lumë gjatë natës.

Policia është duke mbërritur në vendin e ngjarjes.