Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit. Në vendin e quajtur Tuneli, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, 6 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, nga ku raportohet se një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ende nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të 5 të plagosurve të tjerë