Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Kolonjë. Sipas informacioneve paraprake, një 42-vjeçar teksa drejtonte një triçikël, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Burime për mediat bëjnë me dije se janë plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit dhe një person tjetër. Gjendja e tyre mësohet se është jashtë rrezikut për jetën teksa ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:05, në fshatin Mollas, shtetasi L. L., rreth 42 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar një mjet tip triçikël, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e drejtuesit, shtetasja S. L., rreth 39 vjeçe dhe B. K., 63 vjeç, banues në Korçë, pasagjerë në mjet”,- njofton policia.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. L., do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.