Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Bushat. Raportohet se bëhet fjalë për një viktimë.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës të mbushur me ujë, duke gjetur vdekjen.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Ngjarja ne afërsi fshatit Beltojë në aksin Shkodër-Kryebushat.