Një vajzë e re ka humbur jetën në një aksident mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave, aksidenti ndodhi në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku një automjet që drejtohej nga një vajzë, është përplasur me një shtyllë.

Vajza ka humbur jetën në vend por ende nuk është identifikuar pasi nuk ka pasur mjet identifikimi me vete.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar në morg. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të resë.