Një aksident me pasojë plagosjen e një 70-vjeçari ka ndodhur dje në fshatin Rreth të Shijakut.

Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Shahini 53 vjeç, banues në Shijak, drejtuesin e kamionit që përplasi të moshuarin.

Duke drejtuar mjetin tip “Fiat” kamion ka aksidentuar shtetasin H.H. 70 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, i cili udhëtonte me biçikletë.

I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.