Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Pavarësia”, në zonën e plazhit, në Durrës.

Drejtuesi i një mjeti tip “Audi” ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë një këmbësore ka mbetur e plagosur.

Shtetasja në fjalë është dërguar në spital, por policia e Durrësit konfirmoi për DurrësLajm se e aksidentuara ka lëndime të lehta.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.