Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Vignola, provincë e Modenës, ku ka humbur jetën një grua shqiptare. Sipas mediave italiane, shqiptarja, nënë e 3 fëmijëve, është identifikuar si Violeta Caka, 47 vjeçe.

Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga një 47-vjeçar. Si pasojë e përplasjes makina e shqiptares ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur sërish me një tjetër mjet.

Impakti i përplasjes rezultoi fatal për nënën e tre fëmijëve, e cila ndërroi jetë në vend. Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.