Një makinë policie është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Një mjet tip “Benz”, mësohet të ketë përplasur makinën e policisë te “21 Dhjetori”.

Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka të dëmtuar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen e mjeteve.

Policia ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e këtij rasti.