Mediat lokale italiane informojnë se një 63-vjeçar shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti rrugor në Rimini.

Ai po ecte në këmbë në një rrugë të pandriçuar kur është aksidentuar nga një automjet tip Mercedes.

Si pasojë ai ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Hetimet e para zbardhën se trupi i shqiptarit është tërhequr për disa metra nga automjeti e goditja ka qenë mjaft e fuqishme.

Drejtuesi i automjetit në gjendje shoku është shoqëruar në spital për verifikimet e rastit.