Arrestohet nga policia e Durrësit drejtuesja e mjetit që dy ditë më parë aksidentoi një 60-vjeçar në Fushë-Krujë, dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Mësohet se në pranga ka rënë një 20-vjeçare nga Burreli që po drejtonte makinën pa patentë, ndërsa i plagosuri ndërroi jetë disa orë pasi u dërgua në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasen A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, pasi më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë. “, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.