Një alpinist ka mbetur i plagosur sot në malin e Tomorrit, pasi ka rrëshqitur gjatë ngjitjes dhe për pasojë ka thyer këmbën.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Çesmës së Tarikos. Ata kanë njoftuar policinë, ndërsa mësohet se më tej është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Alpinisti ishte  pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rrëshqitur në një zonë të thepisur.

Alpinistët ishin nisur nga Librazhdi në drejtim të malit të Tomorrit.