Forca e Ligjit në territor godet edhe në Durrës. Blutë e qytetit kanë finalizuar operacionin e koduar "Guns 18" ku kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas ndërsa kanë sekuestruar armë dhe municione luftarake.

Specialistët kundër Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës;

• Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip "Benz" ku gjatë kontrollit i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm 

• një pistoletë tip "Blou Mini";

• 2 krehera, 25 fishekë;

• një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.