Në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, Policia e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës ka sekuestruar lëndë narkotike kokainë e kanabis, si dhe armë simuluese pa leje.

Forcat blu kanë arrestuar 3 persona ndërsa janë proçeduar penalisht dy të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË

Forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, kanë ushtruar ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proçeduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

– S.H. 18 vjeç, banues Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.

– Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te Kryqëzimi i Kallmetit, u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

– Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u proçeduan penalisht edhe shtetasit :

– Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

– E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.

Veprat penale në ngarkim të tyre "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Drehtim mjeti në mënyrë të parregullt", "Mbajtje pa leje e armëve sportive" .

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive Lezhë dhe Kurbin.