Një i burgosur është arratisur nga salla e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme.

I burgosuri ka qenë duke shkuar për në sallën e gjyqit kur është arratisur.

I arratisuri është identifikuar si Saimir Ahmeti.

Ky i fundit mësohet se është arrestuar për akuzën e ‘përndjekjes’.

Menjëherë kanë nisur kërkimet.