Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap në flagrancë me 2 doza kokainë.

Më datë 18.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P, vjeç 20 banues në Durrës.

Te “Mauzoleumi i Dëshmorëve”, gjatë kontrollit, iu gjetën e bllokua një kuti plastike me 2 doza lëndë narkotike e llojit Kokainë.

Ndaj tij rëndon akuza për prodhim dhe shitje të narkotikëve, neni 283/1 i Kodit Penal.