Ka përfunduar në pranga një nga autorët e grabitjes me armë të ndodhur mëngjesin e sotëm (25 shtator) në zonën e Skelës, ndërsa është identifikuar autori i dytë i grabitjes.

 Policia lokale bën me dije se është shoqëruar edhe një person i tretë, për të cilin po punohet për të zbuluar nëse është i përfshirë në ngjarje.

Forcat Speciale, Delta Forcë dhe Policia po krehin zonën ku autori dyshohet se mund të jetë fshehur.

Dy autorët e tjerë të dyshuar për grabitjen u arrestuan vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Ngjarja u shënua rreth orës 08:30 minuta në zonën e Skelës në Vlorë. Furgoni me pasagjerë i sapo mbërritur nga Italia u grabit nga tre persona me kallashinkov dhe të maskuar.

Nga përllogaritjet paraprake dyshohet se shuma e vjedhur është rreth 50 mijë euro. Dyshohet se janë grup i sofistikuar për grabitje.