Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap sapo zbarkoi nga trageti në Bari, me dy breshka të rralla. Arrestimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Mediat Italiane shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte fshehur breshkat në bagazhin e makinës.

Sipas mediave, breshkat ishin të rralla, të llojit Testudo Hermanni, të cilat janë klasifikuar si specie në zhdukje, ndërkohë që nuk ishin të pajisura as me certifikatë.

Shqiptari tashmë duhet të dalë para gjyqit.