Rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, është plagosur me armë zjarri në krah 50-vjeçari me iniciale N.Xh, banues në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tezes së tij, ndërsa pas plagosjes, 50-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.