Më shumë se 10 persona janë shoqëruar nga policia për të zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë, ku mbeti i vrarë 23-vjecari Andi Zylyfi ndërsa u plagos rëndë Ardit Uruçi, 21 vjeç, shok i viktimës. Të shoqëruarit po pyeten për të zbardhur detaje që mund të ndihmojnë hetimet për të identifikuar autorët.

Operacioni për kapjen e autorëve është drejtuar nga drejtori i Poliocise Ardi Veliu, i cili ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Elbasan pas vrasjes.

Policia ka nisur hetimet në dy pista. Atë të larjes së hesapeve mes bandash, të cilat zanafillën e kanë në Itali aty ku edhe viktima ishte emigrant por edhe pista e babait të tij, i cili është gardian në burgun e Peqinit.

Mësohet se viktima Andi Zylyfi ka lidhje familjare me Endrit Alibej e Arben Dylgjerin, të cilët mbetën të vrarë në një atentat më 29 dhjetor të vitit të kaluar, në Bradashesh të Elbasanit bashkë me shtetasin turk Erdal Duranay.