Atentati ndaj Prokurorit Ndoji/ ADN-ja fundos Redjan Rrajën, sigurohen prova të reja

11/12/2019 - 14:32

Prokuroria siguron prova të reja për Redjan Rrajën, i arrestuar pas atentatit ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoji. Referuar burimeve të besueshme nga organi i akuzës, gazetarja Klodiana Lala tha se Prokuroria ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën. Të njëjtat burime thotë se ADN e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të perputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Vrasësi i avokatit Michalis Zafeiropoulos , Ibrahim Brahimi, ishte i gatshëm për gjithçka, ndërsa u përpoq të arratisej nga burgu i

Një 39vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë në Napoli.

Një shqiptar i identifikuar si Albert Rami është vënë në pranga, pasi akuzohet për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike. 

Dy vajza kanë mbetur të plagosura gjatë një aksidenti rrugor në rrugën e Rinasit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Peqin, ku dy motora janë përplasur "kokë më kokë" me njëri-tjetrin.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Memaliaj.

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronarin e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kun

Një 30-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali), ku ai ishte futur së bashku me n

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, nga strukturat e Ko