Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Kamzës. Policia bëhet me dije se një makinë me drejtues shtetasin M.H. ka përplasur një 10-vjeçar që ishte duke ecur me biçikletë. 

I mituri ka mbetur i plagosur dhe është dëgjuar menjëherë në spital, ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes. 

“Më datë 26.06.2020, rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz, mjeti me drejtues M.H, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin​ e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” , shkruan policia.