Një grua ka humbur jetën mesditën e kësaj të diele në Durrës, pasi është rrëzuar nga pallati.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.5 të qytetit, ku viktima ka rënë nga kati i shtatë i pallatit.

Ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa nuk është zbardhur ende nëse ësahtë hedhur vetë apo është rrëzuar aksidentalisht.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.