Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Korçë, ku një 25-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati, duke u plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit juglindor, ndërsa nuk dihet ende nëse ngjarja ka qenë aksidentale, apo i riu është vetëhedhur.

Mësohet se 25-vjeçari është transportuar me plagë të shumta drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje kritike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.