Një 57-vjeçar, banues në Durrës, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Shtetasi E.N. ndodhej në fshatin Muzhënckë, Skrapar, kur është gjetur i dëmtuar dhe në gjendje të rëndë nga banorë të zonës.

Sipas policisë lokale, 57-vjeçari ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa po dërgohej në spital.

Nga hetimet e kryera, policia ka arritur në konkluzionin se shtetasi E.N. ka rënë nga lartësia dhe për pasojë është dëmtuar. Por policia nuk jep detaje më të hollësishme për ngjarjen e rëndë.

Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për ngjarje aksidentale.