Bllokohet një jaht me 4 shtetas ukrainas në portin e Vlorës. Ukrainasit në bord ishin nisur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi, ndërsa pretendojnë se iu ka mbaruar karburanti i jahtit.
Ata janë ndaluar nga policia pasi akuzohen për shkelje të kufirit shqiptar.
Burime policore konfirmojnë se ka dyshime që jahti mund të jetë përdorur për qëllime kriminale.