4 korrik 2015 – Për pak nuk ka ndodhur një krim sot në një familje në Tiranë.

Pas një konflikti me bashkëshorten, Besnik Cenaj, 40 vjeç është kapur me një armë zjarri pushke 10-she dhe një sasi fishekësh, i cili do të qëllonte për vdekje bashkëshorten e tij.

Por, fatmirësisht nuk ndodhi gjë, në sajë të ndërhyrjes në kohë të efektivëve të Komisariatit nr. 5, të cilët e arrestuan në flagrancë 40-vjeçarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për "Dhunë në familje” dhe “Mbajtje dhe prodhim të armëve luftarake".

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/