Dhuna në familje ka shënuar një tjetër viktimë në Shijak. Ashtu si edhe pak ditë më parë, I dhunuar ka mbetur bashkëshorti, që është rrahur nga gruaja e tij.

Sipas policisë së Durrësit, ka kaluar për ndjekje penale shtetasja H.H., 50 vjeçe, e cila akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortit, shtetasit R.H., 57 vjeç.

Ndërkohë bashkëshorti i dhunuar pritet të pajiset me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Durrësit ndaj bashkëshortes, që e ka rrahur dhunshëm.

Vetëm pak ditë më parë, DurrësLajm raportoi për një tjetër rast në Shijak, ku gruaja 11 vjet më e re kishte rrahur bashkëshortin e saj. 

Në datë 20 korrik shtetasi S.Ç, vjeç 54 denoncoi në polici bashkëshorten M.Ç, vjeç 43, pasi ajo kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.