Vetëvrasja e gruas së një polici të komisariatit të Durrësit tronditi opinionin publik ditën e sotme. Kur kanë kaluar disa orë nga akti ekstrem që ndërmorri Merita Hajdari, 47 vjeçe, e cila ndërroi jetë pasi përdori pistoletën e shërbimit të të shoqit, të tjera detaje lidhur me vdekjen e 47-vjeçares dalin në dritë.

Merita Hajdari, bashkëshorte e efektivit të policisë Sherif Hajdari, thuhet se përpara vetëvrasjes ka pasur një debat me bashkëshortin. Të afërmit kanë dëgjuar çiftin teksa debatonin me njëri-tjetrin për disa minuta. Pasi u morën në pyetje në polici, ata dëshmuan se kishin dëgjuar nga jashtë banesës sherrin mes çiftit, ndërsa shtojnë se kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.

“Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”,mësohet të jenë shprehur të afërmit e viktimës.

Ekspertiza ka konkluduar se arma e përdorur nga gruaja për aktin ekstrem është ajo e bashkëshortit të saj. Grupi hetimor, sakaq është duke hetuar për motivet e zënkës mes çiftit, që dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

K.H.