Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë plagosjen e 3 personave, është regjistruar këtë të hënë rreth orës 11:00 në rrugën Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur Ura Gjolulit.

Një automjet me targë AA820LO dhe një tjetër me targë SK1788AI kanë dalë nga rruga, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Të plagosurit u dërguan për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje u dërguan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.