Pas tentativës për të prerë damarët, një 30-vjeçare ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Durrësit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shtetasja H.H., nga Rrushkulli, ka kërkuar ndihmën e bluzave të bardha të Durrësit, pas tentativës së vetëvrasjes.

Policia e qytetit bregdetar ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rast.