Policia greke përmes një deklarate për mediat ka dhënë detaje për operacionin e bllokimit të drogës nga Ekuadori, ndërsa u arrestuan 11 persona, mes tyre edhe një shqiptar, i cili së bashku me një tjetër grek ishin krerët e grupit në trafikun e drogës. Gjithashtu është arrestuar edhe vëllai i shqiptarit Ilia, por emri i tij nuk bëhet publik.

Arrestimi i tyre është kryer në bashkëpunim me policinë greke, Ekuadorit si dhe DEA-s amerikane. Sipas policisë, të ardhurat e organizatës përllogariten në 11 mln euro, ndërsa në Ekuador janë sekuestruar 382 kg kokainë.

Gjithashtu në Greqi siç raportojnë autoritetet greke ka patur sekuestrime të disa pistoletave si dhe një numër fishkesh në cilësinë e provës materiale.

“Janë arrestuar në total 11 shtetas, 3 në Greqi dhe 8 në Ekuador të gjithë të moshës 23-63 vjeç. Bashkëpunim i policisë greke, policisë së Ecuadorit dhe DEA Amerikane. Organizata e përberë nga 2 grupe. Te ardhurat e organizatës llogariten në mbi 11 mln euro. Janë sekuestruar ne Ekuador 382 kg kokaine dhe ne Greqi 2 pistoleta, 223 fishekë dhe 2 peshore. Shqiptari Ilia 41-vjeç, me shtetësi shqiptare e kombësi greke në bashkëpunim me grekun 63-vjeç ishin krerët e grupit, përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe modifikimin e transportit detar me veliere të kokainës”, njofton Policia.