Zbardhen detaje të reja nga mbytja e 37-vjeçarit A. Basha, në Sektor Rinia në Durrës.

Sipas policisë, trupi i pajetë i 37-vjeçarit është gjetur rreth 5-6 metra larg bregut. Paraprakisht nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e babait të 3 fëmijëve.

“Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”. Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.” – njofton policia e Durrësit.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për të zbuluar shkaqet që çuan në vdekjen e 37-vjeçarit.