Policia e Elbasanit ka arrestuar një 57-vjeçar, nën akuzën e dhunës në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.K., 57 vjeç, banues në Elbasan.

Për motive pronësie ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit P.K.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.