Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar në flagrancë një adoleshent pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 17 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij.”, bëjnë me dije burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.