Një 54-vjeçar, B.L banues në Dragushë të Lezhës është arrestuar nga policia për shkak se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes duke e kërcënuar se do ta vriste.

Ka qenë gruaja e tij e cila pas kërcënimeve të 54-vjeçarit ka njoftuar policinë. Pas ndërhyrjes efektivët e kanë arrestuar 54-vjeçarin ndërsa kanë sekuestruar një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të B.L. për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet.