Dhunuan në mes të fushës punonjësin e policisë, arrestohet presidenti dhe drejtori teknik i klubit të Kastriotit

09/05/2021 - 10:30

Alban Vogli, president i klubit të Kastriotit dhe Gazment Vogli, drejtor teknik i tij janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas trazirave të ndodhura ditën e djeshme në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen ndaj Tiranës.

Sipas Policisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, këta të dy kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Bardheblutë fituan 1-0 me golin e Hoxhallarit, por ky moment inatosi krutanët të cilët hynë edhe në fushën e gjelbër.  Dy policë u goditën, njeri prej të cilëve ka pësuar dëmtim në hundë, tjetri dhëmbët, në momentet e ndalimit. Për këtë incident 6 persona u shoqëruan në polici, por sot autoritetet njoftuan arrestimin e Alban Voglit dhe Gazment Voglit.

Humbja ndaj bardhebluve mund t’i kushtojë shumë Kastriotit që tani rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim, të shtetasve :

A. V., 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli ;

G. V., 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Specialistët për Narkotikët në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin I.

Një 30-vjeçar mbeti i plagosur në qytetin e Elbasanit, në orët e vona të mbrëmjes së shtunë.

Një efektiv i Forcave “Shqiponja”, që punon në Komisariatin e Policisë së Sarandës, është arrestuar si pasojë e një operacioni të forcave

Efektiv i Forcave “Shqiponja”, që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës, është arrestuar si pasojë e një operacion të forcave të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës së sotme ku në plazhin e Velipojës një 40- vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një person.

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, ësht