Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit ku një 47-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me motor është përplasur nga një automjet. 

“Në rrugën e Rinasit, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.