Gjendet i mbytur një person në akuariumin  e portit të Durrësit.

Nga informacionet paraprapake që përcjell policia, rreth orës 07:45 të kësaj të premteje, në akuariumin  e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.