Incidentet në det janë të shpeshta gjatë sezonit të verës, dhe shpeshherë për shkak të pakujdesive që tregojnë, persona të ndryshëm pësojnë dëmtimte të rënda.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi ditën e diel më 20 gusht në plazhin e Durrësit, në sektorin Hekurudha.

Shtetasi Q.A., vjeç 46, banues në Gostivar, Maqedoni, duke u larë në det është hedhur me kokë në ujë, e për pasojë ka marrë dëmtime në qafë.

Sipas informacioneve policore, mësohet se ai ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.