Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga blutë e Durrësit, pasi u kap me 1 dozë kokainë në makinën e tij.

Shkak u bë një kontroll që efektivët e policisë ushtruan ndaj shtetasit me iniciale R.T., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi po drejtonte “Benz”-in e tij në gjendje të dehur.

Policia informon se ditën e djeshme më 22 mars “në mjet, iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë”.

39-vjeçari u arrestua në Fllakë në kushtet e flagrancës nga ana e seksionit për narkotikë. Tashmë do të përballet me drejtësinë nën dy akuza, sipas neneve 283 dhe 291 të Kodit Penal.